
Dinamo City dhe Partizani do të përballen pasditen e sotme në kuadër të javës së 5-të të “Abissnet Superiore”. Derbi do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 18:00, teksa pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante.
Ndeshja pritet të jetë mjaft e bukur, por trajnerët janë në dilema për formacionet. Di Biagio i Dinamos vuan dy mungesat e Fatjon Andonit që është në fazë rikuperimi dhe të kapitenit Hoxha.
Në krahun tjetër Zoran Zekiç e bëri me dije në konferencën e djeshme që Andi Hadroj nuk do të jetë në skuadër për këtë ndeshje. Mbrojtësi i krahut vazhdon me problemet fizike. Teksa vazhdon dhe mungesa e Mensah dhe Sembene. Gjithashtu Zekiç pritet të lërë në stol bashkëkombasin e tij, Kocijan dhe të aktivizojë Bytyçin në qendër të mbrojtjes.
FORMACIONET E MUNDSHME TË SFIDËS DINAMO CITY – PARTIZANI.
Dinamo City (4-3-2-1): Rexhepi; Prodani, Samake, Behiratche, A.Marku; Lorran, Goudiaby; Vila, Denisson, Zabërgja; Kaçorri. / Trajner: Luigi di Biagio
Partizani (4-3-1-2): Hoxha; Atanaskoski, Bytyçi, Sota, Zekolli; Rrapaj, Murataj, Maguette; Taipi; Cara, Bintsouka. / Trajner: Zoran Zekiç.