
Partizani këtë sezon ka vuajtur për një sulmues. Blerja e bujshme e Edgar Çanit ka rezultuar një dështim dëri tani, duke parë se ka luajtur vetëm pak minuta për shkak të problemeve që vuan nga dëmtimet. Xhehir Sukaj ka qenë i vetmi sulmues që i ka dhënë një dorë Sulejman Starovës, por edhe ky i fundit ka vuajtur nga dëmtimet, duke braktisur herë pas here teknikun.
Së fundmi, mësohet se Partizani ka arritur një marrëveshje me sulmuesin Lukas Ferreira Kardoso, i cili pritet të zyrtarizohet në janar. Sulmuesi i Pelisterit, i cili ka qenë i piketuar nga të kuqtë që në fillim të merkatos së verës, por vetëm tani mësohet se është arritur një marrëveshje mes dy palëve.
Luka ka shënuar gjashtë gola në 15 takimet që është aktivizuar, duke dhënë sinjale pozitive për Partizanin, që deri tani ka mbajtur të fshehtë këtë marrëveshje, e cila është konkretizuar dhe pritet të mbyllet në merkaton e janarit.
[gallery columns="1" size="full" ids="177767"]