
Ndriçim Shtubina vetëm pak ditë më parë i dha fund aventurës së tij si drejtor sportiv te skuadra e Egnatias. Nëpërmjet një postimi të bërë po vetë në rrjetet sociale, 35-vjeçari theksoi se do të jetë sërish pjesë e rrogozhinasve por me një detyre tjetër. Sipas “Oversport” ish-lojtari i njohur shkodran do të marrë në dorë frenat e ekipit U-21 të Egnatias.
Vendin e lënë bosh nga largimi i Shtubinës te rrogozhinasit pritet ta marrë Edlir Tetova. Tekniku durrsak e njeh mjaft mirë ambientin e ekipit pasi ka i ka drejtuar në fillim të këtij sezoni. Tashmë 39-vjeçari do të ketë rolin e drejtorit sportiv në klub, ndërsa ky do të jetë një rikthim për të, ndërsa mungon zyrtarizimi për të dy protagonistët.
Poll