
Anglia do të luajë ndeshjen e parë ndaj Iranit në orën 14:00 në Grupin B të Botëorit. Tre Luanët kanë pretendime të qarta, triumfimi në Kupën e Botës por hapi i parë për të arrirë këtë sukses është Irani dhe anglezët do të tentojnë të dalin me tre pikë në Khalifa International Stadium.
Mungesat e Maddison dhe Walker kanë kushtëzuar trajnerin Southgate i cili ka përzgjedhur formacionin e parë për këtë Kupë Bote. Kapiteni Harry Kane do të jetë pika e referimit i ndihmuar nga Sterling dhe Saka.
Formacionet Zyrtare:
Anglia (4-3-3) - Pickford; Trippier, Stones, Maguire, Shaw; Rice, Bellingham, Mount; Saka, Kane, Sterling;
Irani (5-3-2) - Beiranvand; Moharrami, Pouraliganji, Cheshmi, Hosseini, Mohammadi; Nourollahi, Karimi, Haji Safi; Jahanbakhsh, Taremi