
Presidenti i klubit të Kukësit, Safet Gjici ka folur mbrëmë për "Top Channel", duke zbuluar bisedën që ka bërë dy ditë më parë me kryeministrin Edi Rama lidhur me stadiumin e ri të Kukësit.
"Kryeministri Rama dha "OK" për investimin e ndërtimit të stadiumit, me një investim të ndarë përgjysmë mes qeverisë e FSHF-së. Besojmë se do të jetë gati për fillimin e sezonit të ardhshëm".
Në fjalën e tij, ai nuk ka lënë pa komentuar edhe vendimin që UEFA mund të marrë për pezullimin e Skënderbeut me 10 vjent nga Europa dhe gjobën 1 milionë euro.
"Nuk duhet të gëzojmë nëse një ekip dënohet nga UEFA. Nuk kemi nevojë që të shtyjmë njëri-tjetrin me idenë që dënohet një ekip dhe hajde të gëzojmë ne të tjerët. Megjithatë, nëse e ka merituar, është çështje tjetër pastaj".