Stadiumi “Loro Boriçi” do të inagurohet pas pak ditësh me ndeshjen Shqipëri-Marok. Ky impiant u rikonstruktua plotësisht brënda një viti duke arritur të përfundohet në kohë rekord. Qeveria shqiptare pas premtimit të kryeministrit Edi Rama realizoi në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit këtë investim që kalon shifrën e 15 milionë eurove. Newsport në bashkëpunim me OJF Open Data Albania ka mundur të gjejë dokumentat për proçedurat që janë bërë nga thesari i shtetit për të garantuar paratë e nevojshme për impiantin e Shkodrës. Tre pagesa ka bërë Ministria e Arsimit dhe Sportit në llogarinë e Federatës Shqiptare të Futbollit për këtë stadium. Shifrat kapin në total vlerën e 1.5 miliardë lekëve (të reja). Vendimi për të bërë transferimin e këtyre parave është bërë në fundin e vitit të kaluar ndërkohë që dy vendime janë ekzekutuar në vitin 2015 dhe i treti këtë vit. Mbetet për t’u parë nga afër se cilat do të jenë standartet që ky impiant i ri ka kapur cilësia e punimeve në të duke patur parasysh se gjatë muajve të rikonstruksionit debatet mediatike për to nuk kanë munguar.
[gallery columns="1" size="full" ids="28106"]
