Drejtori i Interit Javier Zanetti ka folur për “Repubblica.it” për ecurinë e zikaltërve dhe çerekfinalen e Champions League me Benfikën. Zanetti foli gjithashtu për trajnerin Inzaghi dhe sulmuesin Lukaku. Në kampionat Interi mori një tjetër rezultat zhgënjyes me Monzën duke u mundur 0-1 në shtëpi.
"A rrezikon shkarkimin Inzaghi?
Trajneri është profesionist dhe ai është i pari që e di se bilanci ynë i Ligës është i pamjaftueshëm: nuk mund të humbasësh 11 ndeshje. Por skuadra mund ta tejkalojë situatën, përndryshe nuk do të kishim fituar Superkupën. Jemi në çerekfinalen e Champions League dhe në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Çfarë i thatë njëri-tjetrit pas disfatës me Monzën?
Më pëlqen të flas ftohtë. Jam munduar të kuptoj, të dëgjoj. Në Pinetina i kemi përsëritur njëri-tjetrit se nga kjo situatë dilet vetëm duke qenë të bashkuar. Nuk mund ta humbasim unitetin, kam besim total, nga natyra jam pozitiv.
A do ta thotë Inter-Benfica fjalën e fundit?
Është një ndeshje thelbësore për të tashmen dhe të ardhmen. Mos i besoni 0-2 në ndeshjen e parë, nëse e bëjmë këtë do të humbasim gjithçka. Është një mundësi e madhe që nuk mund të na shpëtojë. Jam i bindur se do t’ja dalim. Fansave tanë u them thjesht faleminderit. Nuk do t’i lëmë të zhgënjyer.
Çfarë ndodhi me Lukakun?
I gjithë faji i përket dëmtimit të gjatë. Për shkak të karakteristikave të tij fizike, disa ndalesa të rëndojnë shumë. Tani ai duhet ta reagojë: I thashë se jemi afër tij dhe se në finalen e këtij sezoni golat e tij mund të jenë vendimtarë."