Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Europa League/ Flet shefi i klubit dhe trajneri i Young Boys-ve: Skënderbeu ka mundur Dinamon, ka cilësi

Shkruar nga NEWSPORT
Europa League/ Flet shefi i klubit dhe trajneri i Young Boys-ve: Skënderbeu

Pas hedhjes së shortit dhe mësimit të emrave të kundërshtarëve kanë folur disa nga personazhet krysore të ekipit të Young Boys që bën pjesë në Grupin B, ku është dhe Skënderbeu. Ata kanë vlerësuar kundërshtarët, ndërsa për korçarët kanë vlerësimet e tyre, duke u shprehur se, kanë eleminuar Dinamo Zagrebin në fazën Play Off duke treguar se, është një ekip që ka cilësi.

Kristof Spiher, shefi i klubit të Young Boys:

“Me siguri nuk është klubi që do të dëshironim, por e pranojmë verdiktin dhe nga pikëpamja sportive shohim shumë mundësi, edhe pse e dimë se të gjithë kundërshtarët kanë cilësi. Shpresojmë që shumë tifozë të na mbështetin në ndeshjet në shtëpi. Nuk është shumë e zakonshme për klubet zvicerane që të luajnë në fazën në grupe të turneve europianë”.

Adi Hyter, trajneri i Young Boys:

“Nuk jemi të kënaqur pas shortit, por as nuk ka pse të ankohemi. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që të shkojmë të përgatitur në fazën e grupeve, e njohim shumë mirë Dinamon e Kievit. Partizani i Beogradit është një klub tradite me tifozeri gjaknxehtë, i cili ka fituar si Kupën, ashtu edhe Kampionatin në Serbi në sezonin e kaluar. Ndërsa Skënderbeu ka fituar kundër Dinamos së Zagrebit, gjë që do të thotë shumë rreth potencialit të kësaj skuadre”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga