Blerim Kotobelli/ Fotomontazh
Sot zia ka kapluar një nga futbollistët e Teutës. Blerim Kotobelli po përjeton ditën më të keqe në jetën e tij, teksa ka dhënë lajmin e kopshëm disa orë më parë.
Është ndarë nga jeta babai i kapitenit të durrsakëve, me dhimbjen që ka “pushtuar” familjen e Kotobellit. Nëpërmjet një postimi në “Insta-Story” mesfushori ka bërë të ditur ndarjen nga jeta të personit më të dashur për të.
Gjithashtu ka bërë të ditur edhe ku dhe kur do të jetë varrimi i babait të tij. Në orën 14:00 ditën e sotme në varrezat e reja në Durrës. Redaksia e “Neësport.al” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Blerimit dhe familjes së tij për këtë humbje të madhe.
Poll
