Në bazë të përditësimit të fundit nga revista amerikane “Forbes”, miliarderi shqiptar Samir Mane ka kapur shifrën e 1.9 miliardë dollarë, i 2.177-të në listën botërore të njerëzve më të pasur.
Nëse i referohemi pronarit të Milanit Gerry Cardinale, pasuria e të cilit arrin deri në 1.8 miliardë dollarë, çka do të thotë se protagonisti shqiptar mund të konkurrojë me elitat e futbollit botëror.
Mane si themelues dhe drejtues i “Balfin Group”, është shfaqur para disa javësh me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, teksa ky i fundit i sygjerojë biznesmenit për të investuar te ndonjë klub në vendin tonë.
Nëse diçka e tillë ndodh, fuqia financiare e Samir Manes, mund të ndërtojë një epokë historike për futbollin shqiptar, me investime strategjike, zhvillimin e akademive, e pasuar me “produkt” vendas dhe transferimin e lojtarëve me potencial të kalibrit shumë të lartë.
Skuadra e Skënderbeut “mburret” nga Shqipëria për përfaqësimin më dinjitoz në arenën evropiane të futbollit në nivel klubesh, faza e grupeve në Europa League, ndërsa prezenca në Champions League, ende mbetet “terren i pashkelur”.
