Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Albano Aleksi pret “biletën” te Disiplina, gjesti i kapitenit të Egnatias dhe dënimi i mundshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Albano Aleksi pret “biletën” te Disiplina, gjesti i kapitenit
Tifozët e Partizanit dhe Albano Aleksi

Sikur të mos mjaftonte humbja 0 – 2 ndaj Partizanit në javën e 26-të të Superiores, Egnatia do duhet të bëjë për ndeshjen e ardhshme pa kapitenin Albano Aleksi.

Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq kundër Partizanit në minutën e 71, pas ndërhyrjes brutale karshi Sembenes. Por kjo nuk ishte e gjitha.

Në momentin kur shkoj drejt dhomave të zhveshjes, Aleksi e vendos dorën në organin gjentinal, duke provokuar tifozët kryeqytetas.

Në këtë situatë, vërshëllimat nuk munguan. Albano Aleksi njihet gjërësisht në Superiore si lojtar provokues, i cili luan me nervat e kundërshtarëve në fushë apo tifozëve mik.

Vështirë se kapiteni i Egnatias do ia hedh “paq” nga Disiplina për “skenën” në fjalë. Në bazë të predecentëve, pezullimi mund të shkojë nga 2 – 4 ndeshje, e përkthyer me “dhimbje koke” për trajnerin Edlir Tetova.

Aleksi nuk është vetëm kapiten te rrogozhinasit, por edhe “ekuilibrues” mes mbrojtjes dhe fazës ofensive, duke e bërë një mungesë shumë të rëndësishme për 11-shen titullare te kampionët.    

 

Poll

Lexo gjithashtu