Deklarat e fundit e ish-arbitrit të FIFA-s Lorenc Jemini në emisionin “Andale”, ka bërë “zhurmë”. “Sharja më karikonte shumë. Më jepte një llojë adrenaline te paparë. Po më libër shtëpije”, fjalët e Jeminit për reagimet e tifozëve kur ai ishte arbitër.
Gazetari sportiv Adriatik Dosti, ka reaguar përmes një komenti në rrjetin social “Facebook”, teksa postimi kishte të bënte me citatin e Jeminit. “Gabim që të kanë sharë...ti ke dashur dru në çdo ndeshje, madje para e pas ndeshjes dhe bindem për këtë sa herë të dëgjoj tek bën gam-gam tek Procesi Sportiv”, reagimi i gazetarit Dosti, i zhvendosur prej vitesh në SHBA.
Për informacion, Lorenc Jemini është “kredituar” me stemën e UEFA-s dhe FIFA-s prej vitit 2005, ndërsa në arenën ndërkombëtare e ka bërë debutimin më 4 qershor të vitit 2011 (Sllovaki – Andorra). Prezenca e ish-arbitrit në fjalë përsa i takon futbollit shqiptar është e konsiderueshme, edhe polemikat nuk kanë munguar.
