Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Largohet pas 16 vjetësh si pjesë e Komitetit Ekzekutiv në FSHF, reagon Abdyl Kuriu

Shkruar nga NEWSPORT
Largohet pas 16 vjetësh si pjesë e Komitetit Ekzekutiv në FSHF,
Armand Duka dhe Abdyl Kuriu

Vetëm para pak çastesh, Abdyl Kuriu ka marrë vendimin për t’u larguar pas 16 vitesh nga pozita e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Përmes një postimi në rrjetin sociale “Facebook”, Kuriu ka ndarë vendimin e tij, duke falënderuar nga kreu i FSHF-së Armand Duka e deri te i gjithë personeli në këtë institucion.

Më tej, Abdyl Kuriu pohon se do të vazhdojë lidhjen me futbollin dhe kontributin në role të ndryshme ku mund t’i shërbejë komunitetit sportiv. “Të dashur miq dhe dashamirës të futbollit.

"Dua t’ju informoj se kam vendosur të tërhiqem nga gara për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Pas 16 viteve angazhimi në këtë përgjegjësi, e marr këtë vendim me qetësi dhe me bindjen se kam dhënë më të mirën time në shërbim të futbollit shqiptar, duke kontribuar me përkushtim, korrektësi dhe frymë bashkëpunimi.

Falenderoj të gjithë ata me të cilët kam punuar ndër vite, kolegët në FSHF, drejtuesit e klubeve dhe shoqatave, trajnerët për mbështetjen dhe respektin.

I uroj Presidentit Duka suksese ne drejtimin e FSHF dhe shpreh vlerësim për të gjithë kandidatët për anëtar të K.E, me besim se puna për zhvillimin e futbollit do vijojë me seriozitet dhe vizion.

Do vazhdoj të jem i lidhur me futbollin dhe i gatshëm të kontribuoj me përvojën time, në çdo rol ku mund të jem i dobishëm për komunitetin sportiv”, mesazhi i Kuriut.  

Largohet pas 16 vjetësh si pjesë e Komitetit Ekzekutiv në FSHF,
Postimi i Abdyl Kuriu

       

 

Poll

Lexo gjithashtu