Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sinan Idrizi I JASHTËZAKONSHËM jashtë fushës së blertë, ndërhyrja vendimtare e presidentit të Flamurtarit bëri të mundur rikthimin e Eva Dumanit në Shqipëri (SI NDODHI)

Shkruar nga NEWSPORT
Sinan Idrizi I JASHTËZAKONSHËM jashtë fushës së
Eva Dumani dhe Sinan Idrizi

Rikthimi i Eva Dumanit në Shqipëri ka sjellë një fund të lumtur për një histori të dhimbshme që nisi 12 vite më parë, kur ajo u rrëmbye nga i ati në moshën 9-vjeçare dhe u dërgua në Sirinë e largët. Sot, në moshën 21-vjeçare, Eva ndodhet pranë familjes së saj në Tiranë, duke përqafuar sërish nënën dhe të afërmit që nuk reshtën kurrë së kërkuari dhe së shpresuari për kthimin e saj.

Pas këtij riatdhesimi qëndron një përpjekje e gjatë dhe e lodhshme, ku rol kyç luajtën dajat e saj, të cilët nuk hoqën dorë asnjë moment. Njëri prej tyre, Xhetan Ndregjoni, ka ndarë detaje tronditëse mbi mënyrën se si mbesa e tij arriti të largohej nga kampi famëkeq ku mbahej, një vend që ai e përshkroi si “kamp ferri”.

Në të gjithë këtë “luftë” për ta sjellë Evën në shtëpi, një kontribut të rëndësishëm ka dhënë edhe presidenti i Flamurtarit dhe biznesmeni vlonjat, Sinan Idrizi. Sipas Xhetan Ndregjonit, situata kishte dalë jashtë çdo parashikimi dhe madje ai së bashku me nipin dhe familjen që i strehoi rrezikonin që të përfundonin në burg.

Këtu ishte Idrizi ai i cili ndërhyri dhe bëri të mundur rikthimin e atyre në Shqipëri. Si rrjedhojë, Ndregjoni ka shfrytëzuar hapësirën televizive në emisionin “Fiks Fare” për ta falenderuar publikisht presidentin e Flamurtarit, në një kohë kur ky i fundit nuk ka folur asnjëherë për këtë ngjarje dhe nuk ka bërë publike asnjë detaj.

“Mero Baze e bëri lidhjen me Sinanin, sepse unë Sinanin personalisht nuk e njihja. Dhe meqënëse më jepet rasti e falenderoj, nuk gjej fjalë falenderuese në fjalorin shqip, nuk gjej fjalë falenderuese që ta falenderoj atë, por mirënjohje përjetë. Do më kishte dalë situata jashtë parashikimeve dhe mund të përfundonim edhe unë, nipi, familja që na mbajti, një muaj në burg. Ishte ndërhyrja e Sinanit që na mundësoi që të riktheheshim në shtëpi”, ka treguar daja i Evës.

Poll

Lexo gjithashtu