Teuta nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1 – 1 kundrejt Flamurtarit në stadiumin “Niko Dovana”. Durrsakët vinin pas 2 fitoresh radhazi në Superiore dhe 3 pikët kundër vlonjatëve u parashikuan të “thjeshta”, por që nuk ndodhi kështu.
Edhe pse të besuarit e Enkeleid Dobit tentuan jo në pak raste për finalizuar në 45 minutat e para, nuk gjetën “koordinatat” për të “thyer” Flamurtarin në metrat e fundit.
Në fraksionin e dytë të lojës, Arifi shtangu Teutën, duke e dërguar topin në portën e tij, në tentativë për ta larguar. Gjithsesi, durrsakët nuk e humbën “toruan”.
Sulmuesi Daci barazoi në minutën e 75-të dhe hapi “llogaritë” e ndeshjes, por kaq, pasi Teuta nuk mundi të konkretizonte përmbysjen e madhe.
Pas 26 javësh të zhvilluara në Superiore, Teuta mban vendin e 6-të me 34 pikë, kurse Flamurtari i fundit, të njëjtën kuotë pikësh me Tiranën (21 pikë).
Teuta 1 – 1 Flamurtari (Daci 75'/Autogol Arifi 55')
90' - Përundon sfida Teuta - Flamurtari në barazimin 1 - 1.
75' - Teuta vendos ekuilibrat, barazon me Dacin, teksa ky i fundit tregoi aftësitë si "gjahtar" goli.
55' - Zhbllokohen shifrat, Arifi i pafat, shënon në portën e tij.
46' - Nis pjesa e dytë.
45' - Mbyllet pjesa e parë.
28' - Jurgens "kërcënon" nga goditja e dënimit Flamurtarin, topi shkon shumë pranë shtyllës tranversale.
1’ Shkelmohet topi i parë në “Niko Dovana”, nis dueli mes Teutës dhe Flamurtarit.
FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Selmani, Vila, Kotobelli, Zogos, Përgjoni, Wotlai, Maçolli, Boçi, Jurgens, Arifi, Gonçalves.
Trajner: Enkeleid Dobi.
FLAMURTARI: Aleksovski, Urbaez, Squadrone, Veiga, Trashi, Nunez, Diawara, Kasa, Ramani, Ememe, Maksuti.
Trajner: Andi Ribaj.
“Abissnet Superiore”: Java 26
Stadiumi: “Niko Dovana”
Arbitër: Juxhin Xhaja
