Kombëtarja shqipatare do të luajë ndaj Moldavisë më 17 qershor dhe 3 ditë më pas ndaj Ishujve Faroe. Në konferencën për shtyp ditën e sotme ishte i pranishëm Ylber Ramadani, i cili analizoi këtë dy sfida.
Moldavia dhe Ishujt Faroe? Janë ndeshje shumë të rëndësishme dhe të vështira. Ne duhet ti marrim ndeshje një nga një për të arritur te rezultatet.
Presioni mbi mesfushës? Edhe Moldavia ka marrë rezultate shumë të mira. Ne duhet të filtrojmë topin siç duhet për të dalë sa më mirë para.
Ndeshjet me klubin a të kanë ndihmuar për kombëtares? Jam shumë i lumtur dhe e di që nëse merr minuta me klubin ke shumë shanse për kombëtaren.
Si e shikon sfidën me Moldavoinë? Është nëj skuadër që luan shumë në mbrojtje. Ne duhet të bëjmë sa më mirë të qarkullojmë topin sa më shpejt.
Favoritë? Në futboll nuk ka shumë favoritë. Në futboll duhet të japësh maksimumin për të fituar sfidën.
Çfarë do të bëni ndryshe për 3 pikët? Do të bëjmë maksimumin në fushë dhe trajneri do të vendosë se çfarë do të ndryshojë për të marrë 3 pikët.
Deklaratat e Moldavëve? Ne kemi ardhur këtu për këto ndeshje dhe ata kanë mendimin e tyre për sfidën.
Tifozët? Tifozët janë të ftuar të gjithë të vijnë të na përkrahin në këto sfida.