
Redon Xhixha kryeson listën e golashënuesve të këtij sezoni në “Abissnet Superiore”, me sulmuesin e Tiranës që ka arritur të tundë rrjetën në 11 herë, 1 më shumë se rivali i tij nga skuadra tjetër e kryeqytetit, Xhuliano Skuka.
Te kampionët e vendit janë në ankth nëse Xhixha do të vazhdojë të jetë pjesë e bnardhebluve apo do të largohet drejt një eksperience të re jashtë vendit, kun ë fakt interesimet për shërbimet e tij nuk kanë munguar.
Orges Shehi në këto kushte duke qenë i pasigurtë për qëndrimin e ish-lojtarit të Laçit, ka kërkuar nga drejtuesit merkato në repartin e sulmit dhe emrat e piketuar dhe që po përfliten janë Kristal Abazaj dhe Eraldo Çinari. Të dy lojtarët momentalisht janë të lirë në treg, ndërsa po shqyrtojnë me imtësi ofertat në drejtim të tyre, teksa janë të lidhur ngushtë edhe me një kalim në kryeqytet, ku shikohen si zëvendësuesit ideal të Xhixhës.