"Xhami zëvendësohet", Bylis "provokon" tifozët e Elbasanit: Rrugën për në Superiore nuk na e ndal një gur
Shkruar nga NEWSPORT
Elbasani dhe Bylis u përballën mes tyre ditën e djeshme në “Elbasan Arena”. Një takim që ishte spektakolar dhe që u mbyll në barazim 2-2 mes dy ekipeve kryesuese në Kategorinë e Parë.
Një duel mjaft i luftuar, i cili mesa duket nuk ka kaluar pa incidente. Autobusi i skuadrës së ballshit është sulmuar me gurë nga tifozët e Elbasanit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë skuadra ballshiote nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku “provokon” tifozët e skuadrës verdheblutë.
“Xhami zëvendësohet, kështu që eja në autobusin tonë! Rruga për në Superiore nuk ndalet nga asnjë gur!”, ka shkruar Bylisi.