Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Xavi ngre flamurin e bardhë: Nëse nuk fiton me Interin në shtëpi, nuk e meriton kualifikimin

Shkruar nga NEWSPORT
Xavi ngre flamurin e bardhë: Nëse nuk fiton me Interin në

Barcelona nuk mori më shumë se një barazim me Interin në ndeshjen decisive për kualifikimin e grupit. Zikaltërit ruajnë distancën prej 3 pikësh dhe katalanasit tashmë duhet të shpresojnë në një mrekulli nga Plzen. Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez foli për mediat.

Aspekti mental në tre golat e pësuar? – Ka dy kuptime për këtë. Pjesa e parë ishte ekselente, sulmuam dhe ata vuajtën shumë. Punuam në mesfushë me Pedrin dhe Gavi. Në të dytën bëmë shumë gabime duke filluar me golin e pësuar që na uli moralin. Gabuam madje edhe në golin e dytë dhe kjo nuk duhet të ndodhë në këtë nivel kompeticioni. Gabimet paguhen.

Donim të nxirrnim në pah karakterin dhe pasionin tonë. Mendoj se edhe kalendari ka qenë mizor, si në Munich edhe në Milano. Gabimet na peshuan sonte. Nëse nuk e mposht Interin në shtëpi atëherë nuk meriton të avancosh tutje.

Si vazhdon sezoni? – Është njuë goditje e fortë, shumë e fortë. Tani duhet të mendojmë për Realin në El Clasico që nga dita e nesërme. Nuk do të jetë e lehtë të fitojmë por duhet të kemi në mendje se jemi të parët në kampionat dhe duam të vazhdojmë ashtu. Sezoni është i gjatë. Nuk kemi bërë më të mirën me gabimet por ky është futbolli. Duhet të vazhdojmë.

Kapitenët Pique dhe Busquets zhgënjyen sonte – Ndeshja filloi mirë pastaj gabuam. Nëse një lojtar bën gabime unë përsëri marr përgjegjësi si trajner. Marr përgjegjësi të plota. Duhet të fokusoheshim. Përpara këtyre tifozëve fantastik duhet të bënim më shumë. Jam i zhgënjyer.

Gjëndja e skuadrës? – Nuk e besojnë dot, të trishtuar, të nervozuar dhe madje të inatosur. Vitin e kaluar ishte torturë ndërsa tani është faji ynë. Bëmë gabime dhe i paguam. Nuk meritojmë të vazhdojmë. Kemi shpresë akoma por nuk varet nga ne. Duhet të kritikojmë veten tonë por nëse shkojmë në Europa League edhe këtë vit është totalisht faji ynë dhe kjo dhemb edhe më shumë.

I kënaqur me skuadrën në fushë? – Jam përgjegjës, e thashë. Pjesa e parë ishte brilante, si me Celtan në kampionat. Patëm një fraksion ku bëmë shumë mirë dhe duhet ta shfrytëzonim. Por e përsëris, marr përgjegjësi.

Interi? – Skuadër shumë e fortë fizikisht dhe defenzivisht. Janë të stërvitur mirë dhe lëvizin mirë në sulm me lojtarë që mund ta mbajnë topin. Skuadër e fortë sidomos në aspektin fizik që ne e vuajtëm në anën defensive.

Çfarë impakti do ketë kjo ndeshje? – Shpresojmë të mos rëndojë shumë. Provuam deri në fund me krenari dhe karakter por gabuam. Tani të mendojmë për El Clasico. Duhet të përmirësohemi dhe duhet të mësojmë. E vetmja gjë që mund të bëjmë tani është t’i premtojmë fansave se do të punojmë shumë për të kaluar këtë gjendje. Duam të fitojmë tituj, ky është objektivi i sezonit.

Të bezdis fakti që skuadra u shkatërrua nga ana defensive? – I analizova golat. Dy të parët erdhën nga gabimet tona. I treti ishte kundërsulm por nuk e shikoja ekipin tim të binte poshtë.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga