Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

William CORDIERO del bllof, zbardhet DOKUMENTI që i jep të drejtë Partizanit (RIKTHIM I DETYRUAR)

Shkruar nga NEWSPORT


William Cordiero Melo deklaroi ditën e djeshme largimin nga Partizani. Mesfushori brazilian që shkëlqeu me të kuqtë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruante "Faleminderit Partizani", i jepte fund aventurës me të kuqtë. Mirëpo, drejtuesit kryeqytetas e mohuan diçka të tillë duke pretenduar se 27-vjeçari ishte në kontratë me ta.

Ai iu bashkua të kuqve në merkaton e verës së 2019-tës duke firmosur një kontratë që e lidhte me Partizanin me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Para përfundimit të edicionit futbollistik, kontrata e tij u rinovua automatikisht sipas bazës ligjore të nevojshme. Pikërisht për këtë, newsport.al ka siguruar një dokument nga sistemi elektronik "COMET" në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Shihet që Cordiero ka kontratë me Partizanin deri në fund të sezonit të ardhshëm. Madje në FSHF është depozituar edhe shkresa që konfirmon rinovimin e lojtarit me kryeqytetasit. Tanimë atij s'i mbetet gjë tjetër, veçse të bëjë gati "rraqet" në Brazil për t'u rikthyer edhe një herë në Tiranë. /Retin TOKA/

Kontrata aktive e lojtarit deri në 30 qershor 2021
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga