Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vuan të shënojë, sulmuesi i SKËNDERBEUT nuk e harron detyrën: Futem në fushë me mendimin të shënoj, komoditet të luash me BREGUN dhe GRIPSHIN, s'duhet t'i trembemi askujt

Shkruar nga NEWSPORT
Vuan të shënojë, sulmuesi i SKËNDERBEUT nuk e harron

Të gjithë sulmuesit kalojnë periudha "thatësire" për shënimin e golit, por nëse beson te aftësitë e tua dhe e shmang presionin rezultatet pozitive nuk do të mungojnë. Sulmuesi 22-vjeçar i Skënderbeut Blerim Krasniqi është i vetëdijshëm për kërkesat e mëdha që ka një skuadër si Skënderbeu, por ai mendon se goli do të vijë shpejt. Kjo punë i lehtësohet duke patur mbështetjen në fushë të Dejvi Bregut dhe Nazmi Gripshit.

"Fillimi është i rëndësishm. Mund të them që është i njëjti Skënderbe, pavarësisht se ka pas largime nga lojtarët e vjetër. Besoj se do shkojë më mirë. Më mungon goli, por futem me mendimin të shënoj. Po varet nga fusha nga shansi. Por mundohem të bëjë më të mirën. S'duhet t i trembemi askujt. Jemi Skënderbeu. Të gjitha ekipet janë rregulluar, por s'duhet t'i mbivlerësojmë as ti nënëvlerësojmë. Jemi skëndërbeu. Komoditet të luash me Bregun dhe Gripshin", deklaron lojtari.

Poll

Lexo gjithashtu