Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vonesat me pagat tek Klubi i Vllaznisë, reagon Bashkia Shkodër: Jemi të shqetësuar për vonesën e proçedurës

Shkruar nga NEWSPORT
Vonesat me pagat tek Klubi i Vllaznisë, reagon Bashkia Shkodër: Jemi

Bashkia Shkodër ka reaguar së fundmi pas lajmit të bërë publik në mediat lokale të Shkodrës vonesat me pagat për disa pjesëtarë të klubit të Vllaznisë. Bëhej fjalë për trajnerët e Akademisë si dhe punonjësit e administratës ku supozohet se janë më shumë se 4 muaj pa u paguar.

Pas këtyre lajmeve nuk ka vonuar reagimi i Bashkisë së Shkodrës ku shprehen të shqetësuar për vonesat proçeduriale dhe se e gjitha ka të bëjë me mos miratimin e pasqyrave financiare nga Këshilli Bashkiak.

NJOFTIM:

Bashkia Shkodër po ndjek me shqetësim situatën e krijuar pranë KF Vllaznia, për shkak të mos miratimit të pasqyrave financiare nga ana e Këshillit dhe dështimit disa herë të mbledhjes së Asamblesë së KF Vllaznia (Këshillit Bashkiak).

Të gjendur në këtë situatë, dhe në mungesë të një vendimmarrje nga Këshilli, ka ngelur pezull edhe procesi i likuidimit të pagesave për punonjësit e KF Vllaznia.

Stafi që administron KF Vllaznia sh.a, është i gatshëm të likuidojë të gjitha paratë menjëherë, sapo të ketë vendimmarrjen për tabelat financiare.

Bashkia Shkodër, shpreh publikisht shqetësimin që kjo proçedurë po vonon, duke vështirësuar punën e Bashkisë Shkodër dhe të KF Vllaznia sh.a!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga