
Në pallatin e sportit "Dhimitraq Goga" në Durrës në orën 19:00 zhvillohet finalja e katërt mes dy klubeve më të suksesshme të vendit, Erzeni dhe Partizani.
Me 3 finale të luajtura, ekipi i Shijakut, Erzeni, i shkoi shumë pranë fitores në setin e fundit ku i duheshin edhe 4 pikë.
Erzeni kishte fituar 2 takimet e para dhe kryesonte setin e katërt 21-20 ku gjithçka u përmbys nga Partizani duke ngushtuar diferencën në 2-1 për finale të fituara.
Të dyja skuadrat janë të etura për titullin kampion, sidomos Partizani i cili ka që në vitin 1981 pa fituar titullin ndërsa Erzeni ka 19 vite dhe tani kërkon trofeun e katërt në histori.
Në këtë ndeshje Erzeni vjen me epërsi morale pasi ka fituar dy finale nga katër dhe presioni ka rënë më shumë në kryeqytetasit.
Përballja do luhet para një numri rekord tifozësh, me shpresën që skuadra e tyre të shpallet kampion për këtë vit.