
Janë luajtur sot dy ndeshjet e para të javës së gjashtë në kampionatin e volejbollit për femra. Tirana mposhti në transfertë një ndër rivalet për titull, Barleti Volley me rezultatin 1-3 me sete. Stela Agolli me 19 pikë, Anastasia Atepalina me 16 pikë dhe Keisi Shira me 15 pikë ishin pikëshënueset më të mira të ndeshjes.
Vajzat bardheblu shkojnë në kuotën e 15 pikëvë aq sa Partizani e Skënderbeu që do të luajnë mes tyre ditën e nesërme. Java e ardhshme garanton spektakël teksa do të luhet derbi mes Tiranës dhe Partizanit.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme ishte ajo mes Lushnjes dhe Korabit ku vendasit fituan pa problem 3-0 me sete. Lushnja ngjitet në vendin e pestë me 7 pikë, një më shumë se Vllaznia ndërsa pret rezultatin e nesërm të shkodranëve me Teutën që sëbashku me Korabin kanë zero pikë këtë sezon.