Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vllazninë e padisin në FIFA, nisin “hallet” për kuqeblutë (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Vllazninë e padisin në FIFA, nisin “hallet” për

Te Vllaznia kanë nisur problemet e para. Shkodranët kanë përfunduar në FIFA për shkak të detyrimeve të pashlyera ndaj lojtarëve.

Janë plot 6 futbollistë që kanë paditur kuqeblutë në FIFA dhe sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se lojtarët kanë pritur që të likuidoheshin rrogat e praprambetura gjatë muajit gusht. Diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe kjo ka bërë që ata t’i drejtohen FIFA-s.

Bëhet fjalë për Bojan Zogovic, Darko Bulatovic, Elvedin Heric, Kristjan Vulaj, Ante Aralica dhe Kaina Nunes janë lojtarët që u larguan gjatë merkatos së verës dhe tashmë kanë dërguar shkodranët në FIFA. Tashmë në ditët e ardhshme pritet që të merret një vendim për këtë çështje, me lojtarët ë kanë pretendimet e tyre dhe kërkojnë të marrin rrogat e prapmbetura në bazë të kontratës.

Mësohet gjithashtu se të gjithë lojtarët e larguar këtë verë nga Shkodra kanë pasur moasmarrëveshje me klubin për rrogat e prapmbetura dhe mbetet të shihet nëse edhe lojtarët e tjerë do të bëjnë një hap të tillë apo jo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga