Vllaznia e femrave ka arritur marrëveshjen me sponsorin amerikan “ROKIT”. Kompania amerikane është një ndër më të mëdhat në vendin e tyre dhe tashmë ka zgjeruar aktivitetin e saj dhe në Shqipqëri.
Nisma e kompanisë është që të përfshihej në botën e sportit, dhe këtë gjë e ka studiuam më së miri duke arritur të jetë pjesë e Vllaznisë së femrave. Suksesi i arritur nga vajzat shqiptare në europë ka mërrë një vëmendje të madhe nga sponsurat të cilët po afrohen në klub.
Ceremonia e marrëveshjes u zhvillua në ambjentet e stadiumit Loro Boriçi. Në këtë event morën pjesë përfaqësuesit e kompanisë “ROKIT”, kreu i bashkisë Shkodër Bardh Spahia, presidenti i Vllaznisë të femrave Lazër Matija dhe shumë figura të sportit në Shkodër.