Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vllaznia “top” në Kupë, Qatip Osmani ka luksin e zgjedhjeve për Flamurtarin

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia “top” në Kupë, Qatip Osmani ka luksin e

Vllaznia dhe Flamurtari është një nga duelet më interesante që do të luhet në Kupën e Shqipërisë. Një përballje që do të zhvillohet ditën e nesërme në “Loro Boriçi” duke nisur që nga ora 17:00.

Një duel me aromë “Superioreje” mund të kondiderohet, pasi shkodranët dhe vlonjatët në të kaluarën i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar, teksa këtë herë kuqeblutë luajnë në Elitë, ndërsa kuqezinjtë në Kategorinë e Parë.

Shkodranët për këtë takim që është me eleminim direkt do të jenë të plotë. Qatip Osmani do të ketë luksin e zgjedhjeve të më të mirëve për duelin me vlonjatët. Për fatin e mirë të tij nuk do të ketë asnjë mungesë dhe ka të gatshëm të gjithë grupin e futbollistëve. Gjithashtu kuqeblutë po kalojnë një moment të mirë në kampionat dhe kjo ka shtuar dozat e entuziasmit në Shkodër dhe motivimi është i lartë për të vazhduar me serinë e rezultateve pozitive.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga