Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vllaznia “sakatohet” nga kartonët, transferta kuksiane bëhet “malore”

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia “sakatohet” nga kartonët, transferta kuksiane

Vllaznia do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Kukësin, sfidë kjo e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Ndeshja do të zhvillohet në “Kukës Arena” ditën e dielë në orën 14:00.

Shkodranët janë skuadra e momentit në Superiore, me kuqeblutë që në vitin 2024 nuk e njohin humbjen në kampionat. Pas fitores me Skënderbeun në transfertë do të synojnë një tjetër triumph që mund t’iu japë edhe kreun e klasifikimit.

Nuk do të jetë aspak një transfertë e lehtë, pasi Qatip Osmani do të vuajë mungesën e 3 titullarëve. Ardit Krymi u ndëshkua me karton të kuq ndaj korçarëve dhe në këtë mënyrë do të jetë i pezulluar për duelin me verilindorët. Po jo vetëm kaq, pasi kartonët kanë “sakatuar” shkodranët. Gerlab Smajli dhe Kristi Qarri janë ndëshkuar me kartonë të verdhe, duke plotësuar numrin 4-të të tyre.

Portieri pavarësisht se ishte në stol u ndëshkua me karton. Tashmë Osmani do të duhet të gjejë zëvendësuesit e tyre për sfidën me skuadrën e Bledar Devollit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga