
Erzeni do të përballet me Vllazninë në “Egnatia Arena”. Një ndeshje mjaft interesante që është e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”.
Vllaznia vjen në këtë duel pas fitores bindëse 3-1 përballë Kukësit në Shkodër, teksa Erzeni barazoi në transfertën e vështirë të Laçit me rezultatin 3-3. Të dyja ekipet të motivuara për të marrë një rezultat sa më pozitiv.
Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare që kanë vendosur tekniku Deliallisi dhe Memelli.
FORMACIONET ZYRTARE
Erzeni → Xhika; Kacbufi – Rodrigo– Sadiki; Osmanllari – Alba –Maliqi – Peposhi; Meccja – Mihana – Zeka / Trajner: Alfred Deliallisi
Vllaznia → Qarri; Smajli – Cheshmedjiev – Stojanovic – Hakaj; Alivoda – Boshnjaku – Mala; Coba – Balaj – Gruda / Trajner: Migen Memelli