Vllaznia prej ditësh vazhdon përgatitjet në Ulqin, teksa ndeshjen e radhëz do ta luajë ndaj Tiranës në “Air Albania” më 7 dhjetor, takim i vlefshëm për finalen e Supërkupës së Shqipërisë. Përpara këtij dueli shkodranët janë në “hall” për miqësore, pasi nuk po gjejnë një skuadër me të cilën të masin forcat.
Duke parë një situatë të tillë, Mirel Josa mund të vendosë djemtë e tij përballë ekipit të U-21 që drejtohet nga Elvis Plori. Një miqësore mbrenda familjes për momentin është e vetjma zgjidhje, që tekniku i kuqebluve të shikojë gjendjen e lojtarëve.
Për Josën ka dhe një lajm të mirë. Sulmuesi, Aralica është bashkuar me grupin, pasi ka kaluar një situatë delikate, ku siç bëhet e ditur kroati ishte përfshirë në një aksident automobilistik, ndërsa vetëm ditnë e djeshme ka mujndur të bëshkohet me grupin dhe të kryejë stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës.