
Vllaznia do të presë Luftëtarin sot në orën 14:00 për të luajtur takimin e javës së dymbëdhjetë të kampionatit në Superligë. Të gjithë tifozët janë në pritje të titullarëve që trajnerët do të hedhin në fushë në këtë sfidë.
Nga ana e Vllaznisë pritet të mos ketë asnjë ndryshim, pasi trajneri Ernest Gjoka ka vendosur të ruajë të njëjtin grup lojtarësh që kishte në përballjen me Lushnjen. Nga ana tjetër, trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika mund të bëjë disa ndryshime të vogla si me skemën ashtu dhe me titullarët që do përcaktojë në fushën e blertë.
Pak orë para takimit, janë zbuluar dhe formacionet e mundshme të ndeshjes së sotme, që janë si më poshtë.
Formacionet e mundshme:
Vllanzia: Selimaj, Gurishta, Orelesi, Gocaj, Marku, Tafili, Hasani, Vucaj, Çinari, Lika, Atsina;
Trajner: Ernest Gjoka
Luftëtari: Ruçi, Beqiri, Zeqaj, Rapa, Zguro, Ramadani, Aleksi, Rroca, Abazaj, Bregu, Lamçja;
Trajner: Hasan Lika