Vllaznia ndodhet prej disa ditësh në Ulqin ku po kryen fazën përgatitore, ndërsa dje kishte programuar një ndeshje miqësore kundër një ekipi amator, të formuar me futbollistë aziatikë që luajnë në Malin e Zi.
Një ndeshje e cila u kthye në armiqësore, sepse pas vetëm 25 minutash lojë, trajneri Cungu ka udhëruar të tijtë të braktisin sfidën.
“Dilni nga fusha”, iu drejtua trajneri shkodran, lojtarëve të tij, ndërsa kundërshtarëve: “Nuk është miqësore kjo, po na thyeni këmbët”.
Reagimi i ashpëri Cungut erdhi pas ndërhyrjeve të rënda që “futbollistët” kundërshtarë bën ndaj Kalasë dhe Krymit, të cilët rrezikuan të dëmtoheshin rëndë.