Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vllaznia “ëndërron” për Bekim Balaj, presidenti Xhaferi “përvesh” mëngët

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia “ëndërron” për Bekim Balaj, presidenti

Vllaznia dhe Bekim Balaj do të ishte një histori tepër interesante e kësaj merkato dimri. Sulmuesi i cili vetëm pak ditë më parë shkëputi marrëveshjen me ekipin turk, Keciorengucu, shihet si një opsion i mundshëm për kuqeblutë.

Kontaktet nga presidenti Alban Xhaferi mendohet të kenë nisur, pasi Balaj nuk është një opsion i ri për ekipin e Vllaznisë. Statistikat e sulmuesit 31 vjeçar në radhët e ekipit turk që militon në ligën e parë, nuk janë aq të kënaqshme për një sulmues, pasi në 15 ndeshje ka realizuar vetëm 3 gola.

Presidenti i Vllaznisë ka një raport të mirë me sulmuesin shkodran dhe me largimet që pritet të vijnë në këtë merkato, ekipi ku Balaj u formua si lojtar do të krijonte kushtet e duhura për ta rikthyer pas 12 vitesh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga