Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Premtimi i presidentit DUKA: Vllaznia e vajzave krenari kombëtare, FSHF-ja mbështetje maksimale për to

Shkruar nga NEWSPORT
Premtimi i presidentit DUKA: Vllaznia e vajzave krenari kombëtare, FSHF-ja

Armand Duka ishte sot në Shkodër, ku pati një takim me lojtaret e skuadrës së Vllaznisë. Vajzat shkodrane kanë bërë krenarë gjithë shqiptarët kudo që ndodhen përmes kualifikimit të tyre në grupet e Champions League.

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë një postim në kanalet e komunikimit ku tregon publikisht mbështetjen pa kushte për to. Në facebook-un e tij, Duka shkruante:

“Sot në Shkodër me vajzat e mrekullueshme të Vllaznisë, krenarinë e Shkodrës dhe gjithë futbollit shqiptar, të cilat vazhdojnë përgatitjet per përballjet me klubet më të mëdha të Europës.

Vllaznia në grupet e Ëomen's Champions League ishte një ëndërr kur e nisëm futbollin e vajzave 14 vite më parë.

Sot një realitet frymëzues për të gjithë futbollin shqiptar. Një sukses që konfirmon edhe njëherë se investimi te futbolli vajzave është i duhuri dhe po hedhim themele të shëndosha.

Konfirmova mbështetjen time personale dhe të FSHF-s për ti ndihmuar akoma më shumë këto vajza që kanë nderuar gjithë Shqipërinë”.

Poll

Lexo gjithashtu