
Vllaznia ka udhëtuar në kryeqytet për të sfiduar Partizanin në ndeshjen e kthimit në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Përballja e parë e zhvilluar në Shkondër ka përfunduar me shifrta 3-1 të kuqebluve.
Ky rezultat u jep qetësinë në sfidën e sotme, teksa një barazim me ose pa gola si dhe një humbje 1-0 do të kualifikonte sërish shkodranët në gjysmëfinalen.
Por jo çdo gjë shkon “vaj” për Mirel Josën, i cili ndaj të kuqve do të vuajë mungesën e disa lojtarëve të rëndësishëm. Mungesës së Malës dhe Latifit iu ëhstë shtuar edhe Kaina. Në këto kushte kuqelutë janë të “copëtuar” me Josën që ka disa dilema sa i takon mesfushës.
Formacioni i mundshëm i Vllaznisë:
Qarri, Smajli, Gurishta, Bulatovic, Hakaj, Jonuzi (Alivoda), Boshnjaku (Heric), Marku, Hoxha, Çoba, Balaj