
Vllaznia dhe Partizani do të përballen për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” do të startojë në orën 17:00. Para kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV foli legjenda Sabah Bizi. Bizi kujtojmë që është në kohën kur luante futboll është aktivizuar edhe për shkodranët, por edhe për “Demat”.
“Me aq sa mbaj mend unë, Vllaznia dhe skuadrat e kryeqytetin kanë dominuar futbollin shqiptar. Vllaznia në kryeqytet ka marrë rezultate të mira. Në fushën kundërshtare, sidomos në Tiranë ka zhvilluar ndeshje të bukura. Edhe sot, kjo me Partizanin është kryefjala e javës së 21-të të Supriores. Të dyja skuadrat vijnë me pretendime të mëdha. Vllaznia sot do të zhvillojnë një nga ndeshjet më të mira. Ka avantazhe shumë më tepër se Partizani. Këta të fundit kohët e fundit ka kaluar një gjendje të rënduar psikologjike, duke humbur duke lënë pikë në shtëpinë e vet. Vijnë në Shkodër me pretendime, por do të jetë një sfidë me nivel të mrekullueshëm. Jam i mendimit që kjo ndeshje do ketë emocione dhe gola. Fitoftë më i miri. Është hera e parë që unë vij në stadium pas shumë kohësh. Ndeshjet i ndjek në radio, nuk lë ndeshje pa dëgjuar. Presidenti i Vlllaznisë donte të takohej me mua dhe unë erdha sot në stadium. Pavarësisht se nuk shikoj, këtë ndeshje me plot kënaqësi do ta dëgjoi, zhurmën e topit dhe gjithçka. Të japin një futboll siç ju ka hije. Një humbje apo një fitore e Vllaznisë luan rol të madh për katërshen në fund të kampionatit. Nëqoftëse jam ndërtuar te Vllaznia, te Partizani kam fituar eksperiencën. Pas Vllaznisë dua Partizanin. Por jam shkodran dhe sot do duartrokas për Vllazninë", është shprehur legjenda, Bizi.