
Atmosfera në kampin e Vllaznisë është mjaft pozitive teksa fitorja me Kukësin e çon në katër nurmin e ndeshjeve pa humbje. Nën drejtimin e trajnerit Josa, ekipi ka zhvilluar stërvitjen e parafundit ditën e djeshme për t’u përgatitur për përballjen direkte me kampionët e Tiranës në Klasiken e futbollit shqiptar.
“Dhimbjet e kokës” për Josën janë nga ato të mirat teksa tekniku ka luksin të zgjedhë mes grupit të plotë të lojtarëve. Infermieria shkodrane është thuajse boshatisur me Latifin që është mungesa e vetme dhe pritet të rikthehet në Superkupën e Shqipërisë përsëri ndaj Tiranës më 7 dhjetor.
Lojtarët e ftuar nga Kombëtarja janë rikthyer dhe tashmë tekniku tiranas po punon për formacionin titullar. Reparti defansiv nuk pritet të ndryshoj ndërsa mesfusha mund të jetë e hekurt me Alivodën, Boshjnakun dhe Jonuzin që janë të tre me karkteristika defansive. Në sulm priten Mala e Marku përkrah njërit mes Aralicës dhe Hoxhaj me kroatin më të avantazhuar.
Formacioni i Mundshëm (4-3-3) - Zogovic; Gurishta, Juric, Bulatovic, Hakaj; Alivoda, Boshnjaku, Jonuzi; Mala, Aralica, Marku
Trajner: Mirel Josa