
Tirana do të presë Dinamon në shtëpi ditën e nesërme në orën 14:00 për të zhvilluar ndeshjen e javës së 10-të dhe të parën për fazën e dytë të Superiores. Të dy ekipet vijnë pas rezultateve negative dhe shkarkimit të trajnerëve, e përballë njëri-tjetrit duan të dalin menjëherë nga situata e vështirë.
Sektori i Gjykimit pranë FSHF-së e ka vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje duke emëruar arbitrat më të mirë. Neësport.al zbulon se kryesori i takimit do të jetë Enea Jorgji i ndihmuar nga Denis Rexha dhe Ridigert Çokaj, ndërsa i katërt është Laver Alla. Në dhomën e VAR do të vëzhgojnë Juxhin Xhaja dhe Dorjan Maletaj.
Arbitër kryesor: Enea Jorgji (Elbasan)
Asistent 1: Denis Rexha (Tiranë)
Asistent 2: Ridiger Çokaj (Lezhë)
Arbitër i 4: Laver Alla (Lushnje)
VAR: Juxhin Xhaja (Tiranë)
AVAR: Dorjan Maletaj (Tropojë)