Partizani dhe Dinamo do të përballen ditën e nesërme në orën 17:00 në ‘Arenën e Demave’ për të luajtur ndeshjen e javës së 14-të të Superiores. Një derbi që garanton gjithmonë emocione të veçanta dhe të dy ekipet kërkojnë objektivat e tyre.
Sektori i Arbitrave pranë FSHF e ka vlerësuar maksimalisht këtë sfidë në përzgjedhjen e ekipit gjykues. Neësport.al mëson se arbitri kryesor do të jetë ndërkombëtari Enea Jorgji i ndihmuar nga Ridigert Çokaj dhe Nertil Bregasi, ndërsa i katërt do të jetë Daniel Vrapi. Në dhomën e VAR do të ulet Florian Lata me asistent Xhulio Manin.
Arbitër kryesor: Enea Jorgji (Elbasan)
Asistent 1: Ridiger Çokaj (Lezhë)
Asistent 2: Nertil Bregasi (Tiranë)
Arbitër i 4: Daniel Vrapi (Tiranë)
VAR: Florjan Lata (Durrës)
AVAR: Xhuljo Mani (Tiranë)