
Tashmë gjithçka është zyrtarizuar. Endri Vrapi i është bashkaur stafit të Tiranës si krahu i djathtë i Erbim Fagut.
Ish-mbrojtësi i njohur në Superiore do të jetë një “plsu’ për Fagun për pjesën e mbetur të sezonit. Gjithashtu pjesë e stafit të kryeqytetasve është edhe Vangjel Mile.
LEXO edhe: Plotësohet stafi i Tiranës, ish-i i bardhebluve bëhet krahu i djathtë i Erbim Fagut
“Klubi i Futbollit Tirana njofton se Endri Vrapi është zyrtarisht pjesë e stafit teknik të Tiranës.
Ish-mbrojtësi që ka mbrojtur ngjyrat bardh’ e blu si futbollist, tashmë rikthehet në statusin e zëvendës trajnerit. Vrapi do të jetë krah trajnerit Erbim Fagu dhe ndihmës trajnerit Vangjel Mile për të dhënë kontributin e tij në pankinën bardheblu”, ka shkruar klubi kryeqytetas.
Vrapi ka një eksperiencë të madhe në Superiore dhe do të jetë një “plus” i madh për bardheblutë për pjesën tjetër të sezonit. Në fakt për 41-vjeçarin është një rikthim në kryeqytet, teksa në të kaluarën ka mbajtur veshur edhe fanelën e bardhebluve si dhe të Partizanit, Vllaznisë, Skënderbeut, Besës, Elbasanit, Lushnjes dhe Teutës.