Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vjen zyrtarizimi, ish-i i Vllaznisë firmos në Shijak

Shkruar nga NEWSPORT

Silvio Zogaj është lojtari më i ri i Erzenit. Ish-futbollisti i Flamurtarit rikthehet në Superiore, ku me shijakasit do të luajë në pjesën e dytë të sezonit.

“Newsport.al” e kishte paralajmëruar ditë më parë transferimin e 26-vjeçarit në Shijak. Tashmë është vetë futbollisti që e zyrtarizon këtë operacion, teksa në rrjetet sociale ka postuar një foto ku në dorë mban fanelën e Erzenit.

Kujtojmë që Zogaj është një lojtar i njohur në Superiore, ku më parë ka mbajtur veshur edhe fanellën e Vllaznisë, Kastriotit, Teutës, Laçit dhe Luftëtarit dhe së fundmi atë të Flamurtarit në Kategorinë e Parë. Me kuqezinjtë këtë sezon ka luajtur në 15 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola, ndërsa tashmë vjen si një përforcim me vlerë për Alfed Deliallisin.

[caption id="attachment_718433" align="alignnone" width="483"]Postimi i Silvio Zogajt ne rrjetet sociale Postimi i Silvio Zogajt ne rrjetet sociale[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga