Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vjen zyrtarizimi, Erbim Fagu rikthehet në “shtëpi” dhe zëvendëson Julian Ahmatajn

Shkruar nga NEWSPORT
Vjen zyrtarizimi, Erbim Fagu rikthehet në “shtëpi” dhe
Tashmë edhe zyrtarisht Erbim Fagu është trajneri më i ri i Tiranës. 36-vjeçari është prezantuar nga presidenti Refik Halili paraditen e sotme, duke zëvendësuar kështu në stol Julian Ahmatajn. Për Fagun është një rikthim në “shtëpi” pasi në të kaluarën ka kontribuar edhe në fitimin e titullit kampion në sezonin 2021-2022. Klubi i uron mirëseardhjen trajnerit të ri dhe i besojnë kështu skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit. 36-vjeçari do të debutojë sot në stolin e bardhebluve në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës që do të luhet në "Niko Dovana" në orën 17:00. “MIRËSEVJEN ERBIM FAGU! Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit Erbim Fagu. Klubi i Futbollit Tirana njofton rikthimin e teknikut Erbim Fagu në statusin e trajnerit të ekipit të parë. Pas një eksperience si lojtar i spikatur dhe trajner i moshave si brenda edhe jashtë vendit, Fagu rikthehet në shtëpinë bardheblu tashmë si pjesë kryesore e pankinës së Tiranës. Fagu është tekniku i cili ka dhën kontribut të madh gjatë gjithë rrugëtimit në sezonin 2021-2022 pranë bardhebluve, duke e ndihmuar ekipin e parë në rrugën drejt tiullit kampion. Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje trajnerit Erbim Fagu! Në zemër gjithmonë bardh e blu!”, ka shkruar klubi.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga