Tirana fitoi në Kamëz ndaj Kastriotit në minutën e 100-të, pasi Dijar Nikqi do tu dhuronte kampionëve 3 pikë shumë të rëdësishme për titullin.
Një fitore që lë me “pasoja” bardheblutë, të cilët në takimin e radhës ndaj Teutës duhet t ëbëjnë llogaritë pa “morotin” e ekipit. Albano Aleksi u ndëshkua me të kuq në duelin me krutanët. Edhe pse lojtari hyri për të ulur “gjakrat” sërish e pësoi nga Juxhin Xhaja.
Kjo mungesë bën padiskutim me “dhimbje koke” Orges Shehin, pasi në një përballje mjaft delikate do të duhet të gjejë të tjera alternativa në mesin e fushës.
Kujtojmë se Aleksi mungoi edhe në sfidën me Vllazninë para dy javësh për shkak se kishte plotësuar numrin e verdhë të kartonëve. Atë takim kampionët e humbën me shifrat 1-0.
[caption id="attachment_681100" align="alignnone" width="300"] Albano Aleksi[/caption]