
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla dje ka vizituar ekipin Olimpik Shqiptar, e shoqëruar nga titullarët e KOKSH-së. Për të mbështetur të gjithë sportistët që do të garojnë në ditët në vijim, Nikolla vizitoi nga afër fshatin Olimpik, ku po qëndron skuadra Olimpike Shqiptare. Ministrja u takua me anëtarët e ekipit, të cilët i shprehën falënderimin e tyre. Në bisedën mes tyre u fol për bashkëjetesën e skuadrës, ku ra në sy atmosfera pozitive që mbizotëronte.
Megjithatë nuk ishin prezentë të gjithë sportistët pasi garat tashmë janë afër, dhe ata po përgatiten individualisht. Ministrja Nikolla nuk harroi të përshëndeste edhe peshëngritësen Veli, e cila arriti të renditet në vendin e tretë në këtë kompeticion.
[gallery columns="1" size="full" ids="24984,24985,24986"]