Viti i ri 2023 ka ardhur dhe skuadrat kanë bërë llogaritë e tyre. Për disa, 2022-shi ka qenë i sukssëshëm ndërsa për të tjerë, një dështim. Te ky grupi i fundit futet edhe skuadra e Kukësit që nuk është ajo që jemi mësuar të shohim vitet e fundit. Dy sezonet e fundit ka qenë jashtë europës dhe këtë sezon ndohet në zonën e rënies, pra një dështim total duke parë edhe investimet e bëra.
Trajneri Rrahman Hallaçi në një postim në rrjete sociale, uron tifozët kuksian për Vitin e Ri dhe dëshiron që të rikthehen sa më të shumtë në tribuna.
"Gëzuar 2023 tifozëria e mrekullueshme Kuksiane! Uroj që t'i mbushim së shpejti shkallët e stadiumit"-shkruan Hallaçi.
Poll