Kaosi dhe rrëmuja që krijua në pjesën e dytë të takimit midis Skënderbeut dhe Partizanit u zëvendësua me britmat e gëzimit dhe çlirimit të tifozëve korçarë, të cilët iu gëzuan fitores së shumëkërkuar të kampionëve të Shqipërisë ndaj të kuqve.
Mesfushori i "Ujqërve të Dëborës" Bruno Dita ka reaguar menjëherë pas ndeshjes së sotme duke hedhur një foto në llogarinë e tij në "Instagram" duke "tërbuar" tifozët e Partizanit, të cilët largohen bashkë me ekipin me 0 pikë dhe të zhgënjyer nga humbja vrastare në frymën e fundit të takimit.
"Viti i ri, avazi i vjetër" shkruhet në foton e postuar nga 25-vjeçari ku shihet bashkë me shokët e tjerë të skuadrës që qeshin me tallje, duke supozuar se "godasin" tifozët dhe skuadrën e Partizanit.