Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Një biletë për finalen e Botërorit “ndërrohet” me “Audi”! FIFA lë me “gojë hapur” tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
Një biletë për finalen e Botërorit
Kupa e Botës

Edhe pse mund të tingëllojë absurde, një biletë për finalen e Kupës së Botës ka arritur deri në 10.990 euro, e cila gjendet jo në “treg të zi”, por në faqen zyrtare të FIFA-s.

Shumë e tillë është gati e barabartë me vlerën e mjetit tip “Audi A3”, e vitit 2013. Tabloja në fjalë është tregues i qartë se kjo Kupë Bote nuk është për të gjithë, pavarësisht pasionit dhe dëshirës se tifozëve.

Që nga 1930, periudhë kur ka nisur ky rrugëtim, e deri në Botërorin e Katarit (2022), nuk është dëgjuar kurrë një biletë kap e “kripur”, duke dalë edhe jashtë “kornizës” logjike.     

Poll

Lexo gjithashtu