Viti 2023 me “mision”, Hallaçi “skicon” Kukësin e ri
Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi i është rikthyer stërvitjes për herë të parë në vitin 2023 me ekipin që ka zbritur ditën e djeshme në fushën stërvitore për të nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Bylisit më 14 janar për javën e 16-të të Kategorisë Superiore.
Verilindorët synojnë që viti i ri të sjellë edhe një performancë tjetër të skuadrës e cila po kalon një formë totalisht jashtë pritshmërive teksa gjednne në vendin e parafundit të tabelës së renditjes. Drejtuesit do të bëjnë revolucion në merkato, e cila ka filluar tashmë me disa largime dhe trajneri Hallaçi po punon për përmirësimin e rezultateve në fushën e lojës.