Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Visar Bekaj u zyrtarizua tek Hatayspor, Tirana: Mbetesh gjithmonë njëri prej nesh

Shkruar nga NEWSPORT
Visar Bekaj u zyrtarizua tek Hatayspor, Tirana: Mbetesh gjithmonë

Visar Bekaj i dha fund aventurës 3-vjeçare me Tiranën për të bërë hapin e radhës në karrierë. Bekaj u transferua nga Prishitina tek Tirana në verën e viti 2020. Që prej asaj dite gardiani ka qenë titullar i padiskuteshëm tek bardheblutë.

Por asgjë nuk është e përjetshme pasi një ditë vjen fundi i çdo gjëje. Pas 3 vitesh si lider tek nën kampionët 26-vjeçari u transferua tek Hatayspor në kampionatin turk. Pas këtij kalimi ka ardhur edhe reagimi i nënkampionëve.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook, Tirana falenderon Bekajn për emocionet dhe punën e paludhur për gjatë këtyre 3 vjetëve duke i uruar skukese në vazhdimsi.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton largimin e lojtarit Visar Bekaj. Portieri shtatlartë që ka mbrojtur portën bardh e blu prej 3 vitesh, pas përfundimit të kontratës ka vendosur të largohet nga kampi bardheblu për të vazhduar rrugëtimin e tij diku tjetër. Faleminderit Visar Bekaj për emocionet dhe punën e madhe që ke bërë me fanellën tonë. Mbetesh gjithmonë njëri prej nesh!”, ka shkruar Tirana

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga