Kukësi duhet të luante ndeshjen e saj ditën e premte me Erzenin por një virozë në ekip ka bërë që verilindorët të bënin kërkesë për shtyrjen e ndeshjes. Sfida tani do të luhet ditën e sotme në orën 15:00 në Niko Dovana dhe Kukësi është në garë me kohën për të qenë gati.
Shkak për virozën është bërë një darkë me ekipin ku shumë prej lojtarëve janë helmuar madje dy prej tyre kanë qenë në gjendje më të rëndë teksa janë detyruar të kalojnë natën në spital. Kroati Ante Zivkovic dhe Shqiprim Taipi janë ata që ju desh kontrolli mjekësor. Trajneri Dobi do të lërë pushim kroatin ndërsa Taipi vogël do të jetë gati për formacionin titullar sot.
Poll